Aksident në “Kthesën e Murrashit”, autobusi me nxënës përplaset me një makinë

10 months ago 22

Një autobuz me targa të Gostivarit i cili transportonte nxënës shqiptarë nga Maqedonia e Veriut për të marrë pjesë në Festat Kombëtare të 28 & 29 Nëntorit në Vlorë e Tiranë, është përfshirë në një aksident pak kilometra në dalje të qytetit të Librazhdit.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se një autoveturë është përplasur me autobuzin në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.

Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se paraprakisht raportohet vetëm për dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar asnjë nxënës. Ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit ,ndërsa dyshohet se moti me reshje të dendura dhe mjegull mund të ketë qenë një ndër shkaqet që ka favorizuar aksidentin.

Ndërkohë në vendin e aksidentit ka shkuar policia dhe autoambulanca.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article