Aksidenti i frikshëm në Fier-Patos, autobusi me nxënës përplaset me makinën, ‘Benz’-i përfundon në oborrin e një banese

10 months ago 24

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier-Patos.

Një autobus i linjës Fier-Marinzë është përplasur me një “Benz” duke përfunduar në oborrin e një banese dhe shkaktuar dëme materiale, ndërkohë që si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehte drejtuesi i mjetit tip “Benz”.

Burimet bëjnë me dije se në autobus ndodheshin edhe nxënës shkolle, teksa në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e dinamikës së aksidentit në fjalë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article