Një 31-vjeccar ka rënë në pranga në Pogradec në fshatin Tallë.
Sipas policisë, i riu dyshohet se ishte përgjegjës për mbjelljen e 610 bimëve narkotike, kanabis.
Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe një armë gjahu dhe municion luftarak.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Kontroll intensiv i territorit, në kuadër të planit operacional anticannabis të koduar “Territor i pastër”.
Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Tallë. Asgjësohen 610 bimë narkotike cannabis sativa.
Vihet në pranga një 31-vjeçar që u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.
Sekuestrohen 1 armë gjahu dhe municion luftarak, që u gjetën në tokën ku ishin kultivuar bimët narkotike.
Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë intesifikuar kontrollet në terren, duke u bazuar në inteligjencën policore. Si rezultat i kontrolleve, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, në fshatin Tallë, u gjetën të kultivuara 610 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegjes.
Gjatë kontrollit të territorit, u gjetën dhe 1 armë gjahu dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë më 2 celularë.
Në vijim të veprimeve për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi D. S., 31 vjeç, banues në fshatin Çermë-Sektor, Divjakë.
Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e shtetasve të tjerë për përfshirë në këtë rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb