Akuzohet se vrau 27-vjeçaren shtatzënë, arrestohet shqiptari në Itali

10 months ago 24

Autoritetet italiane kanë arrestuar shqiptarin nga Kosova, Bujar Fandaj, i cili akuzohet se vrau me thikë Vanessa Ballan, e cila ishte shtatzënë.

Sipas medieve italiane, policia dyshonte se ai kishte kaluar kufirin midis Italisë dhe Suedisë, por në fakt u arrestua afër shtëpisë.

Lexo edhe :

Related Posts

Ajo ishte e martuar që nga viti 2013 me Nicola Scapinello. Çifti ishte zhvendosur në Riese disa vite më parë, ku Vanessa punonte si asistente shitjesh në një supermarket.

27-vjeçarja ishte tre muajshe shtatzënë dhe e kishte denoncuar Fandajn për përpndjekje të muajin tetor.

E reja u godit me thikë shtatë herë në hyrje të banesës së saj. Alarmi u ngrit nga një fqinj, i cili njoftoi menjëherë policinë.

Në momentin e sulmit brutal, bashkëshorti i Vanessa-s ishte në punë dhe djali i saj 4-vjeçar në kopsht./vizionplus.tv

Read Entire Article