Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e raportuar një ditë më parë në fshatin Sheqeras të Maliqit, ku një 16-vjeçare ka akuzuar mikun e babit se ka abuzuar sekasulisht për 4 vite me radhë.
Burime pranë grupit të hetimit të ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Sheqeras bëjnë me dije se ka dalë përgjigja nga mjekësia ligjore.
Sipas të njëjtit burim mësohet se ndaj 16 vjeçares banuese e fshatit Sheqeras është kryer penetrim.
Aktin mjekoligjor tashmë e ka ne dore grupi i hetimit. Policia është në kërkim të Edison Sheme, i dyshuar se prej 4 vitesh ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën