Alibeaj: Do hyjnë në Kuvend ata që do i lëpijnë menderen e Kryetarit

3 months ago 7

Ky sistem që kemi sot është lëpirja e menderes së Kryetarit, tha deputeti Enkelejd Alibeaj, gjatë debatit në Komisionin e Ligjeve, ku po diskutohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Alibeaj tha se partitë e reja kanë zero shanse për të marrë vota, sikundër bllokon edhe qarkullimin e elitave.

“E dini ju që kemi deputetë sot me zero vota, janë aty sepse lëpijnë menderen e kryetarit. Të njëjtën gjë po bëni edhe sot, po mbroni disa që do të lëpijnë menderen e kryetarit për tu përfshirë në atë 1/3 që është e mbyllur.

Bëni listat e hapura, që të paktën ata që kandidojnë të lëpijnë menderen e qytetarit”, tha Alibeaj, duke shprehur kundërshtitë e tij, lidhur me draftin e dakordësuar nga PD dhe PS.

Ai tha se edhe për votën e diasporës asgjë nuk po bëhet, thjesht po u hidhet hi syve emigrantëve. “Jam kundër çdo varianti me postë. Shteti shqiptar le t’i çojë makineritë e votimit, të krijojë vendet e votimit, aty ku jetojnë shqiptarët, tu jepet garancia dhe standardi”, tha Alibeaj.

Ai u shpreh se duhet që shqiptarëve tu jepet e drejta që të zgjedhin me votën e tyre ato që duan të kenë deputet. “Po ndodh e njëjta gjë si pazari i 2008-ës”, tha Alibeaj.

Ai tha se mbështet listat e hapura, vota e diasporës pa kufizim, një apo dy zona zgjedhore, votim elektronik në të gjithë vendin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article