Allegri tregon të ardhmen: Kam kontratë me Juventusin deri në 2025

10 months ago 46
23:00 30/11/2023

Trajneri Massimiliano Allegri parashikon një përballje të vështirë kundër Monzës në transfertë. Në konferncën për shtyp, tekniku i “Zonjës së Vjetër:” tha se Danilo e Alex Sandro do të jenë në dispozicion, por jo 100%. Sa i përket Lokatelit, do të vlerësojnë gjendjen e tij përpara takimit ndërsa ka ende dhimbje.

“Përveç faktit që ende nuk ka humbur në shtëpi, Monza na mori 6 pikë vitin e kaluar dhe ne nuk u shënuam gol. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe e rëndësishme, si ato në vijim, për t’i dhënë vazhdimësi barazimit me Interin.”

Alegri foli edhe për të ardhmen e tij në stolin bardhezi.

“Gjithmonë flitet për të në këtë periudhë. Kam kontratë me Juventusin deri në vitin 2025, po punojmë së bashku për të ardhmen e klubit. Shkoj shumë mirë me drejtuesit e rinj, ka një harmoni të mirë për të bërë të mundur që Juventus të ketë një të ardhme të rëndësishme.”

Trajneri tha se nuk ka sens që të mendohet se ku do të jetë Juvja më 30 dhjetor, pasi ndeshjet duhen marrë një e nga një.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article