Altin Lajqi, talenti i madh nga Kosova bën hapin e madh në karrierë

8 months ago 28

Altin Lajqi është një nga futbollistët kosovarë më të talentuar që luan në futbollin norvegjez.

Sulmuesi i talentuar ka bërë një hap para në karrierën e tij, teksa është larguar nga skuadra Sprint Jelroy duke u transferuar te skuadra norvegjeze Moss.

Sprint Jelroy bën gara në ligën e katërt të Norvegjisë, derisa Lajqi ka bërë hap para në karrierën e tij pasi Moss është në ligën e dytë dhe synon ngjitjen në elitën e futbollit norvegjez.

17-vjeçari luan në pozitën e sulmuesit të majtë dhe ai ka qenë pjesë e grupmoshave të Norvegjisë U16.

Telegrafi mëson se talenti i madh nga Kosova nuk do të luaj më për Norvegjinë, pasi ai së bashku me agjentin e tij Ardon Bytyqi kanë vendosur për ta përfaqësuar Kosovën.

Lojtari pritet të grumbullohet në muajt e ardhshëm nga Përfaqësuesja e Kosovës U19.

Në sezonin e fundit te Sprint Jelroy, Lajqi realizoi 10 gola dhe dhuroi shtatë asistime duke zgjuar interesimin e shumë skuadrave në Norvegji.

Sulmuesi i talentuar ka debutuar sot me fanellën e Moss në fitoren 3-2 ndaj Odd ku edhe asistoi në golin e fitores.

Për Lajçin interesim kishte shprehur edhe Valerenga, por lojtari ka zgjedhur të transferohet te Moss për shkak të hapësirave më të mëdha. /Telegrafi/

Read Entire Article