Analisti: Si mund ta besoj unë këtë opozitë, kur ata vinë në protestë me makina 120 mijë dollarë?

4 hours ago 16

Ilir Demalia i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareTV tha se opozita sot nuk proteston kundër sistemit, por sepse kanë kaluar shumë vjet pa marrë para.

Po ashtu, Demalia komenton edhe faktin që Flamur Noka bllokoi rrugën me makinën Range Rover.

“Është shoqëria jonë ajo që ka prodhuar elitën intelektuale, që në kohën e komunizmit edhe në vazhdimësi sot.

Është një elitë oportuniste me regjimin. Këta që protestojnë nuk janë kundër regjimit, apo kundër sistemit. Ata janë vetëm për të bërë arrogancën sepse kanë kaluar shumë vjet pa futur duart te thesi.

Si mund t’i besoj unë këta? Shihni makinën e Flamur Nokës, apo deputetët e tjerë qoftë të PD-së, qoftë të PS-së.

Janë me truproja, me shoqërues që t’u hapin derën. Kush i paguan këta njerëz? Kjo është një opozitë që më del me makina 100-120 mijë dollarë në protestë”, tha Demalia.

Read Entire Article