Rama takim me pensionistët në Durrës: Tani është koha e rishikimit të pensioneve, ja pse nuk mundëm dot më parë

2 hours ago 23

“Për pensionet dëgjon lloj lloj sharlatanësh që premtojnë lloj lloj çudish e ngrejë akuza. Prandaj është e rëndësishme ti komunikojmë gjërat drejtpërdrejtë. Është koha sepse ekonomia po rritet dhe po përfitojnë të gjitha kategoritë e tjera, në formën e rritjes së pagës, rritjes së biznesit. E vetmja kategori që nuk ka përfituar është kategoria e pensionistëve. Ne kemi bërë shumë gjëra, por jo atë gjë që ju e prisni dhe ne e kemi objektiv që ditën e parë. Rritje graduale dhe e qëndrueshme e pensioneve. Pse na është dashur 10 vite që ta bëjmë si rritja e pagave? Pensionet rriten nga kontributet, sot secili prej jush merr nga fondi i kontributeve të atyre që janë në punë.

Ky fond është i pamjaftueshëm për 1100 arsye me të shkuarën dhe të tashmen. Pensionet janë investimi sot për 10-40 vjet i kujtdo që është në punë. Trashëgimia jonë është e tmerrshme, pasi në fillimit e këtij procesi kemi pasur një katastrofë shkatërrimi me ndërmarrje koperative dhe kemi pasur dalje masive pensioni në moshë të re dhe kjo ka rritur numrin e pensionistëve. Kontribusit të vendosen në një raport jo të drejtë me ata që përfitojnë kontribut. Deri në vitin 2014 kur bëmnë reformën e parë të pensioneve, Shqipëria ishte kundër të ardhmes, me një pension tavan 100 euro. Puna në të zezë ishte dominante. Ne hoqëm tavanin dhe të gjithë ata që dalin në pension nga 2014 e këtej, kanë pension më të lartë. Ata që premtojnë nga ballkoni se do i çojnë pensionet në 1 mij euro”-u shpreh Rama.

Read Entire Article