SHQIPËRIA FORCON USHTRINË/ Merret vendimi i rëndësishëm

3 hours ago 22

Miratohet projektligji për formimin e forcës rezerviste, Vënguu shpreh se “kemi një paketë të buxhetit të shtetit prej 15.5 mln euro”.

“Miratimin e projektligjit për funksionimit dhe organizomini e forcës rezerviste në Republikën e Shqipërisë. Në kuadër të detyrimeve standarde të NATO-s dhe sfidave të reja të sigurisë, ka lindur nevoja për krijimin e saj dhe i jep mundësi ushtarakëve aktivë në privat në teknicitet të lartë, që të rikthehet në FA me misione specifike dhe të japin kontributin e tyre me detyrime që mund të mbulojën misione paqeruajtëse dhe ato të NATO-s apo në rajon.

Që nga hyrja në fuqi e këtij projektligji, shpresojmë që fillim viti të na gjejë në hapat e para të formimit të forcës së rezervistëve. Kemi një paketë financiare të konsiderueshme të buxhetit të shtetit prej 15.5 milionë euro, sikundër dhe një angazhim më të madh në vitet në vijim. Do të jetë një instrument për t’u bërë një forcë e armatosur më tërheqëse dhe sikundër sa u përket nevoja që Shqipëria të ketë gamë më të gjerë personeli. I konsiderojmë FA si kapacitete kombëtare”, tha Vëngu.

Read Entire Article