“Ata përfitojnë se jemi të butë”- Rama ironizon opozitën në takimin me pensionistët: Më keq se janë s’kanë ku shkojnë! Ranë në gropën që i bënë vetes, nuk ia kemi bërë ne

1 hour ago 24

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën gjatë një takimi me pensionistët në Durrës, ku u shpreh se “më keq se janë s’kanë ku shkojnë”.

“Pensionet nuk janë si puna e rrogave, që kërkojnë rritje, janë tek kontributi, por e shpjegojnë ndryshe ata që kanë bërë ’97”, tha një nga qytetarët e pranishëm në takim.

Por, kreu i qeverisë i ndërpreu fjalën të moshuarit duke iu drejtuar “a të lutem, është kohë e bukur me diell, ç’na duhen ata”.

“Nga kjo përfitojnë ata zoti Kryeministër se jemi të butë”, iu drejtua qytetari.

Ndërsa rama shtoi: “Ranë në gropën që i bënë vetes, nuk ia kemi bërë ne”.

Diskutimi mes tyre:

Qytetari: Pensionet nuk janë si puna e rrogave, që kërkojnë rritje, janë tek kontributi, por e shpjegojnë ndryshe ata që kanë bërë ’97 dhe …

Edi Rama: A të lutem, se është kohë e bukur me diell, ç’na duhen ne ata, lëri tani

Qytetari: Po atyre çfarë u duhet me ne?

Edi Rama: Lërë

Qytetari: Nga kjo përfitojnë ata zoti Kryeministër se jemi të butë

Edi Rama: Shiko të lutem se kemi ardhur për pensionet, butësia dhe durimi janë virtyt. Do të flasim për pensionet? Lëri ata të ‘;97 Më keq se janë s’kanë ku shkojnë.

Qytetari: Më zi se janë

Edi Rama: Pse ua.. lëri tani, janë në gropën që i kanë bërë vetes, nuk ia kemi bërë ne. Lëri tani, kohë e bukur

Read Entire Article