Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar duke mos e pranuar ankimin e 12 personave për ndryshimin e masës së sigurisë, mes tyre dhe Emiljano Shullazit.
Sipas komunikatës bëhet me dije se 12 shtetasit kanë ankimuan vendimin nr. 49, datë 15.05.2024, verifikuar me vendimet nr. 50, datë 19.05.2024, nr. 51, datë 20.05.2024 dhe nr. 52, datë 20.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, por Apeli i GJKKO-së nuk pranoi, duke i lënë sërish në qeli.
12 shtetasit të cilët kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë janë:
Besian Xhixha
Drianto Bardhi
Gjergji Cukali
Enver Diva Blerim
Abazi Satilno
Basho Albert Zaja
Emiljano Shullazi
Dejvis Bajramaj
Armando Ndreca
Robert Laçi
Naim Stafuka
Kujtojmë që këta shtetas kanë rënë në pranga lidhur me operacionin e SPAK ku u firmosën 50 urdhër arreste, në kuadër të vijmësisë së operacionit Metamorfoza.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb