Arda Guler assesi të debutoj me Real Madridin, Ancelotti konfirmon lëndimin e radhës të turkut

11 months ago 28

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Arda Guler nuk do të luajë kundër Valencias të shtunën mbrëma, pasi pësoi një tjetër dëmtim në stërvitje.

Guler kishte qenë në skuadrën e Real Madridit në dy ndeshjet e fundit, për herë të parë, pas dy lëndimeve të njëpasnjëshme që nga transferimi nga Fenerbahce.

Megjithatë, ylli turk u pa sot (e premte) duke ushtruar në palestër dhe jo në fushë, duke bërë që trajneri Ancelotti të shpjegojë mungesën e tij.

“Fatkeqësisht kjo ndodhi para ndeshjes kundër Bragas. Vazhdon ta shqetësojë, nuk është një gjë serioze… ai është dukshëm në depresion sepse dëshiron të luajë”.

“Është një hap prapa, por nuk është një rikthim. Ne kemi të gjithë pushimin ndërkombëtar për të rikuperuar sa më mirë që të jetë e mundur”, ka thënë Ancelotti.

💬 "No es nada serio, pero el jugador está deprimido porque es joven y quiere jugar. (…) Tenemos el parón para recuperarle".

Ancelotti confirma las molestias de Arda Guler. pic.twitter.com/1zqoGgQaBY

— Relevo (@relevo) November 10, 2023

18-vjeçari nuk ka bërë ende debutimin e tij për Los Blancos pasi mbërriti në korrik në një transferim prej 25 milionë euro nga Fenerbahce.

Pas një dëmtimi të meniskut që kërkonte operacion, problemi muskulor dhe tani në dukje një problem tjetër muskulor, Guler do të punojë sërish me mjekët. /Telegrafi/

Read Entire Article