Ardon Jashari ka refuzuar të luajë për Zvicrën U21

11 months ago 59

Përzgjedhësi i Zvicrës U21, Sascha Tauch, ka shpallur listën, ku emri i Ardon Jasharit mungon.  

Jashari mungon për shkak se kapiteni i FC Luzern nuk ka pranuar të bashkohet me të rinjtë.

Siç shkruan Blick, Jashari dhe rrethi i tij e kanë njoftuar Federatën e Futbollit të Zvicrës se ai nuk është i disponueshëm për U21.

“Ardon Jashari na ka komunikuar se aktualisht nuk dëshiron të luajë për U-21. Ne e kemi marrë parasysh vendimin”, thuhet në njoftimin e federatës zvicerane.

21-vjeçari ka 7 paraqitje me U21 të Zvicrës, ndërsa ka luajtur edhe Evropianin e këtij viti.

Me ekipin A të Zvicrës, Jashari ka dy ndeshje të luajtura por këtë vit nuk është ftuar fare nga selektori Murat Yakin. /Telegrafi/

Read Entire Article