Argjentina sfidon Uruguajin e uritur për pikë

11 months ago 10
14:37 15/11/2023

Paulo Dybala optimist: Kënaqësi të stërvitesh me Lionel Messi

Kualifikueset e Botërorit për zonën e Amerikës së Jugut premtojnë spektakël të jashtëzakonshëm. Raundi i pestë përfshin aktin e 198 në një prej rivaliteteve më intensive të futbollit ndërkombëtar. Kampionët aktual të Botës, Argjentina sfidon Uruguain për të thelluar epërsinë kokë më kokë në historinë 121-vjeçare të kësaj beteje.

Të frymëzuar nga Angel Di Maria, Paulo Dybala dhe sigurisht, Lionel Messi, Albicelestët po përgatiten maksimalisht për fitoren e pestë radhazi në këto kualifikuese. Optimistë për një rezultat pozitiv u shfaq ylli i Romës, i cili pranoi se do të bëjnë gjithçka që Di Maria të mos pensionohet, ndërsa të stërvitesh me Messin është një gjë fantastike.

“Jemi të vetëdijshëm për rivalin tonë. Janë një skuadër e mirë dhe me lojtarë të talentuar. Shpresoj që Di Maria të qëndrojë përgjithmonë me ne. Ai është një person i madh dhe një shok i shkëlqyer në skuadër. Ne do të përpiqemi ta ndalojmë të largohet. Messi është shumë i mirë, ai po bën shumë mirë. Gjithmonë jam shumë i lumtur kur vjen.”  Argjentina synon për të thelluar avantazhin e pikëve me Uruguajin, që është momentalisht 5 pikë. Kampionët e Botës kanë edhe historinë në krahun e saj, pasi kanë fituar 97 takime, barazuar 52 dhe humbur në 62 raste. Në krahun tjetër, Uruguaj synon të marrë fitoren e parë pas më shumë se një dekade, 2 barazime dhe 5 humbje.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article