Armëmbajtja pa leje, Balla: Po godasim çdo ditë fenomene që cënojnë sigurinë e qytetarëve

4 months ago 4

Policia e Shtetit po vijon aksionin për kapjen e personave me armë pa leje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri i Brendshëm, Taulant Balla thekson se operacioni “Sundimi i Ligjit” po godet çdo ditë armëmbajtjen pa leje dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, fenomene që mbeten gjithmonë një shembull i keq në sytë e publikut.

Sipas Ballës armëmbajtja pa leje është burim potencial i krimeve të rënda kundër personit.

“Përgëzime Policisë së Vlorës dhe Durrësit për rezultatet dhe goditjet sistematike të këtyre fenomeneve, duke siguruar një mjedis më të sigurt dhe më të qetë për të gjithë qytetarët, vizitorët dhe turistët e shumtë nga mbarë bota”, shkruan ministri Balla.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article