Arrestimi i ish-ministrit të Shëndetësisë, Bardhi: U ndal për vjedhjen e parave të taksapaguesve evropianë, pres zhvillime për…

3 months ago 9

Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të PD, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka folur në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Bardhi u shpreh se arrestimi i Beqajt lidhet me një abzuim me fondet e Bashkimit Evropian, ndërsa shtoi se pret zhvillime nga drejtësia lidhur me Beqajn për koncesione të tjera abuzive në shëndetësi.

“Beqaj nuk është i akuzuar nga opozita për koncesionet, por ka akuzë nga SPAK-u. Ne i kemi analizuar dhe kemi informuar opinionin publik. Pretendimet e opozitës janë të drejta, koncesionet kanë qenë abuzive dhe korruptive. Paratë kanë shkuar kot te koncesionari për shërbime që nuk janë marrë nga qytetarët. Unë pres zhvillime edhe për koncesione të tjera abuzive në shëndetësi.

Arresti lidhet me një tjetër abuzim të tij, Rama e mori me pretendimin se nuk ka hajdutë dy metra dhe babëzia e këtyre njerëzve është të vjedhin jo vetëm taksat e shqiptarëve, por edhe ato të evropianëve. Do duhet patjetër një reflektim nga delegacioni i BE sesi i del zot taksave të evropianëve në Shqipëri.

SPAK nuk ka arsye që subjektet që ka në kompetencë t’i shohë si të majtë apo të djathtë. Nëse ka pretendime për shkelje të ligjit duhet hetuar. Pretendime të kësaj natyre se duhet të merret SPAK me opozitën, duhet të bëhen si opozita. PD ka dorëzuar kallëzime sa herë ka një çështje ku ka dyshuar se ka abuzim. Këta duan thjesht të bëjnë politikën e baltosjes.

Fakti po tregon se këta kanë qeverisur nga njerëz që s’kanë patur frikë në mënyrën se si kanë abuzuar dhe shpërdoruar paratë publike. Kjo tregon një siguri sikur këta janë të paprekshëm. Përgjegjësia e SPAK, për këtë u krijua, është pikërisht kjo, të prekte të paprekshmit. Ka të dhëna në raste të caktuara ku janë hetuar zyrtarë të lartë shtetërorë dhe këtu meriton nxitje dhe përkushtim për t’i shkuar deri në fund këtyre rasteve”, tha Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article