Arrestimi i Metës/ Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut: Një shtet demokratik s’vepron në atë mënyrë. Pamjet e transmetuara në TV, jo të denja për një vend europian

4 hours ago 15

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe njëkohësisht numri dy i VMRO DPMNE-së Aleksandër Nikoloski në një intervistë për Alsat M, ka komentuar arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Nikoloski tha se ka parë pamjet e arrestimit të Metës dhe se një shtet demokratik nuk vepron në atë mënyrë me një ish-president. Ai tha se pamjet janë jo të denja për një vend demokratik, posaçërisht në Europë. “Nuk mund të hyj në punët e brendshme të Shqipërisë, kjo është punë e institucioneve shqiptare. Por nëse dikush është i dyshuar, mund të ftohet. Pamjet që pamë në TV nuk ishin aspak të denja për një vend demokratik, posaçërisht në Europë”, tha Nikoloski.

Gazetari: Zoti Nikoloski, më datë 18 gusht publikuat një fotografi së bashku me kryeministrin në Ohër me Ilir Metën, për të cilin thoni se është mik i madh i Maqedonisë së Veriut, mik personal dhe mik i VMRO DPMNE. Më intereson një mendim për arrestimin e tij. Ai dyshohet për pastrim parash dhe korrupsion.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe numri dy i VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikoloski: Po kishim një takim, bëhet fjalë për kryetar të një subjekti politik, që bashkëpunonte dhe bashkëpunon me VMRO DPMNE-në. Bëhet fjalë për një person që ka qenë kryeministër, president, ministër i Jashtëm dhe kryetar i parlamentit të Shqipërisë. Unë nuk mund të hyj në punët e brendshme të Shqipërisë dhe të komentoj nëse ka ndodhur diçka apo jo, ajo është punë e institucioneve të Shqipërisë dhe nuk mendoj se është e drejtë nga ana ime që të jap koment posaçërisht për punë që nuk i di, por njerëzisht mund të them diçka.

Qëndroj pas kësaj që do të them, atë që pamë në opinion, në televizione, më falni por nuk i ngjan asgjëje. Një shtet demokratik nuk vepron ashtu. Nëse dikush është i dyshuar, ka mënyra që të ftohet, të bisedohet. Ata janë pamje që nuk shihen në shtetet demokratike të Europës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article