Kryetari i PD Kavajë Hysen Kadiu ka reaguar pas vendimit të kryedemokratit Sali Berisha për të emëruar drejtues politik në Kavajë e Rrogozhinë, kryebashkiakun e Kavajës Fisnik Qosja.
Kadiu e cilëson një tregues të qartë dhe një model suksesi se si promovimi i figurave lokale çon drejt fitoreve.
“Partia Demokratike kthen sytë nga Kavaja! Fisnik Qosjës i besohet drejtimi politik i Kavajës dhe Rrogozhinës në zgjedhjet e 2025-ës.
Për herë të parë në tre dekada, një Kavajas, përpos detyrës si qytetar i parë zgjidhet dhe drejtues politik i qytetit të tij në zgjedhjet parlamentare. Ky është një tregues shumë i qartë dhe një model suksesi sesi promovimi i figurave lokale të shpien drejt fitoreve.
Kavaja e meriton të përfaqësohet nga bijtë e saj, si në strukturat e brendshme politike, ashtu edhe në jetën parlamentare. Kavaja premton fitore!”, shkruan Kadiu.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb