Arrestohet mes tentativave për arratisje, autori i plagosjes në Durrës/ Pamjet e para nga vendi i ngjarjes dhe momenti i prangosjes së 31-vjeçarit

3 months ago 9

Forcat e Operacionales dhe Shqiponjat kanë arritur që ti vijnë në ndihmë bluve të Durrësit në kohë rekord, teksa kanë vënë në pranga 31-vjeçarin i cili dyshohet se është edhe autori i plagosjes së 70-vjeçarit në Durrës.

Autori është identifikuar si Adil Hizdri autori 31 vjeç dhe Fadil Hunda, i plagosuri.

Në pamjet e siguruara nga gazetarja Klodiana Haxhiaj, duken forcat e policisë të cilat kanë shkuar në lokalin edhe ku u regjistrua ngjarja.

Teksa policia vijon hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes, kamerat e sigurisë në zonë janë ende duke u verifikuar.

Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja është regjistruar për shkak të një konflikti të çastit mes autorit dhe të plagosurit dyshohet për një borxh.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Plagosi me armë një 70-vjeçar,  dyshohet pas një konflikti të çastit në një lokal në lagjen nr. 17, falë  reagimit në kohë të Policisë, kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar.

Policia gjeti në brendësi të lokalit  ku ndodhi ngjarja dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.

Rreth orës 19.30, në një lokal në lagjen nr. 17, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit , shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 17 Durrës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin F. H, rreth 70 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Operacionale dhe Shqiponja kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici,për veprime të mëtejshme autori i dyshuar i plagosjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe një shtetas tjetër, konkretisht shtetasin  A.T, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në  momentin kur ka ndodhur ngjarja

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article