Arsenal zhgënjen tifozët në ‘Emirates Stadium’

9 months ago 29
13:37 29/12/2023

West Ham i merr pikët e plota, ‘asist’ Liverpool në garën për titull

Historia nuk favorizon kampionët e dimrit në Angli dhe kjo duket se ka ndikuar në formën e Arsenalit. Për të dytin takim radhazi, londinezët nuk kanë arritur të marrin 3 pikëshin, madje këtë herë duke pësuar humbjen e parë në shtëpi për këtë sezon.

0-2 ishin shifrat e takimit të zhvilluar kundër Uest Hem, me skuadrën e Mikel Artetës që humbet kështu kontaktet me kreun e renditjes. Edhe pse dominuan në çdo aspekt, Arsenal nuk arriti që të shënojë në portën e Uest Hem, që gjeti rrugën e rrjetës dy herë në tre tentativa. Në fund të sfidës, Uest Hem kishte mundësinë për ta dërguar në 3-0, por gabuan nga 11 metërshi.

“Objektivi ynë ishte të fitonim ndeshjen dhe të ngjiteshim në krye të klasifikimit. Jam shumë i zhgënjyer nga rezultati, edhe pse ishim ne ata që e dominuam lojën. Dominuam 100 minuta ndeshje, lojtarët u shfaqën disa herë të lirë brenda zonës kundërshtare dhe jam i bindur se dhuruan maksimumin e tyre. Ishte një atmosferë e rënduar në dhomat e zhveshjes, por na ndajnë vetëm 72 orë nga ndeshja e radhës. Pavarësisht humbjes jemi në pozita të favorshme dhe duhet të përgatitemi për një tjetër sfidë delikate si ajo ndaj Fulham. Ky është futbolli, duhet të vazhdojmë të përmirësohemi,”

Dy humbje në 4 takimet e fundit për Arsenalin e vendit të dytë, që shikon Liverpul në epërsinë e dy pikëve pas fazës së parë të sezonit. Ndërkaq, për Uest Hem kjo ishte fitorja e tretë radhazi, me çekiçët që ngjiten në renditje dhe afrohen akoma dhe më shumë me zonën e Kupave të Europës.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article