Arsenali pëson humbjen e parë në shtëpi për këtë sezon, dorëzon kreun te Liverpooli

9 months ago 27

Arsenali e ka pësuar humbjen e parë në shtëpi për këtë sezon, pasi u mposht 2-0 nga West Hami në “Emirates”.

Pas vetëm 13 minutash lojë, Çekanët kaluan në epërsi me golin e Tomas Soucek, që u asistua prej Jarrod Bowen.

Mysafirët morën një goditje aspak të lehtë, kur Lucas Paqueta pësoi lëndim në minutën e 33-të dhe u detyrua të zëvendësohej Said Benrahma.

Goal! Souček with the opener 😍

🔴 0-1 ⚒️ (13') pic.twitter.com/we8HGH1tUl

— West Ham United (@WestHam) December 28, 2023

Arsenali dominoi në këta 45 minutat e parë, por që nuk arritën t’i barazonin shifrat.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për West Hamin, që realizoi për 2-0 në minutën e 55-të me golin e Konstantinos Mavropanos, që u asistua prej James Ward-Prowse.

Dinos delight! 🤩

🔴 0-2 ⚒️ (56') pic.twitter.com/eL2SBmyjPa

— West Ham United (@WestHam) December 28, 2023

Në minutën e 83-të, Arsenali kërkoi penallti për një ndërhyrje në Bukayo Sakan, mirëpo VAR-i sinjalizoi se loja duhej të vazhdonte.

Arsenali me këtë humbje gjendet në vendin e dytë me 40 pikë, dy më pak se lideri Liverpooli, ndërsa në xhiron e 20-të do të takohet me Fulhamin. /Telegrafi/

Read Entire Article