Arsenali projekton goditjen e madhe në janar, portugezi i njohur mund të rikthehet në Ligën Premier

11 months ago 47

Arsenali po kërkon një mesfushor në afatin kalimtar të janarit, pasi ganezi Thomas Partey ka mbyllur vitin 2023 si pasojë e një dëmtimi, ndërsa në listën për zëvendësimin e tij është Ruben Neves.

Ish-kapiteni i Wolves u transferua gjatë verës në Arabinë Saudite tek ekipi Al-Hilal.

Newcastle e kërkon në huazim në vend të Sandro Tonalit (i pezulluar), por rregulli i ri që pritet të aplikohet në Ligën Premier nuk do ua lejojë një operacion të tillë, pasi Newcastle dhe Al-Hilal kanë pronarë të njëjtë, PIF (Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite).

Klubet e Ligës Premier do të votojnë në favor të bllokimit të huazimeve mes klubeve me pronësi të njëjtë.

Në kushte të tilla po kërkon të përfitojë Arsenali, që është gati të rikthejë mesfushorin portugez në Angli.

Gunners e kanë tentuar edhe në të kaluarën Ruben Neves, një futbollist që pëlqehet nga trajneri Mikel Arteta.

Skuadra londineze po garon për fitimin e titullit kampion, trofe që mungon prej vitit 2004, por edhe në Ligën e Kampionëve dhe trajneri ka nevojë për më shumë lojtarë. /Telegrafi/

Read Entire Article