Arsene Wenger analizon dhe bën parashikimin e ndeshjes Man City-Arsenal

6 months ago 10

Arsene Wenger ka besim se Arsenali ka nxjerrë mësimet e tyre nga kolapsi i sezonit të kaluar dhe tani janë të gatshëm t’i japin fund serisë 20-vjeçare pa trofe të Ligës Premier.

Për vitin e dytë rresht, të besuarit e Mikel Artetës po futen në fazën finale të sezonit duke udhëhequr tabelën, duke lënë kështu mbrapa vetes ekipe si Liverpooli dhe Manchester City.

Mes një krize të lëndimeve 12 muaj më parë, Arsenalit iu zbehen gjasat për titull pasi barazuan tri ndeshje radhazi, para se të pësonin pastaj një humbje të hidhur me rezultat 4-1 në ‘Etihad Stadium’.

“Ndeshja e radhës do të jetë pak vendimtare për shkak se do të shkojmë tek Man City. Pse jo? City është gjithmonë një ekip i vështirë për të luajtur por ndoshta jo aq dominues sikur ishin vitin e kaluar. Ata e dinë se si ta bëjnë, e kanë eksperiencën, ata i kanë përjetuar edhe më herët këto momente”, ka thënë fillimisht Wenger.

“Arsenali ka kapacitetin por tani duhet ta shfaqin atë që mund ta bëjnë. Unë shpresoj dhe jam i bindur që ata kanë nxjerrë mësime nga viti i kaluar. Vitin e kaluar tensioni nxori më të mirën nga ata dhe pësuan rënie në sprintin final”.

“Ndoshta këtë vit sepse ata po synojnë dy gara për t’i fituar dhe mund të hyjnë në këtë ndeshje më të relaksuar”.

“Sezonin e kaluar kishte shumë faktorë që nuk na ndihmuan neve. Ne kishim lëndime në ndeshjen ndaj Sporting Lisbonës, dhe shumë gjëra ishin duke ndodhur andaj momentumi u shndërrua në një momentum negativ”, përfundoi ish-trajneri i Arsenalit.

Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Arsenalit do të zhvillohet nesër (e diel) me fillim nga ora 17:30./Telegrafi/

Read Entire Article