Asllani “qetëson” Sylvinho-n, pritet t’i bashkohet ekipit të kuqezinjve nesër

11 months ago 36
23:45 13/11/2023

Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e së hënës seancën e parë stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Kuqezinjtë kryen fillimisht ushrime fizike në palestër, e më pas punuan me topin në fushë.

Në fushë trajeri Silvinjo punoi me 8 lojtarë nga 18 që janë në dispozicion.

10 lojtarë u lanë pushim për shkak të të impenjimit të dielën me klubet respektive në Europë. Kuqezinjtë zhvilluan me ekipin kombëtar U-21 stërvitje të përbashkët. Ndërkohë pas kontrolleve mjekësore të nënshtruara, rezultoi se mesfushori Kristjan Asllani nuk ka probleme fizike.

Por lojtari ka zhvilluar stërvitje të diferencuar dhe pritet t’i bashkohet ekipit nesër. Nga e marta grupi do të jetë i plotë pasi do të bashkohen edhe Mitaj, Berisha, Kastrati, Daku, dhe Mersinaj.

Gjendja e grupit është e mirë dhe përveç shqetësimit të mesfushorit të Interit, pjesa tjetër e lojtarëve janë në një formë të mirë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article