Atalanta e kapiten Berat Gjimshitit fitoi 3-0 në transfertë përballë Napolit të vendit të parë.
Një ndeshje mjaft e fortë, ku bergamskët treguan shpirt të fortë gare dhe ku padyshim spikati edhe Berat Gjimshiti i cili mbante edhe shiritin e kapitenit në krah.
Pas ndeshjes trajneri Conte deklaroi se nuk ishte i befasuar nga humbja, deklaratë e cila nuk është marrë mirë nga tifozët.
“Duhet të jem shumë i sinqertë, mendoj se ishte performanca e duhur nga skuadra. Janë disa situata në zonë që bëjnë diferencën, që mund të bëjmë më mirë, por nuk mund të fajësoj skuadrën. Ne i pamë statistikat, ishin të balancuara në total. Ne presuam lart që kërkon shumë enegji, kështu që nuk mund të pyesja për më shumë. Ne jemi ndeshur me një skuadër që sipas meje është më e fortë se ne aktualisht. Ata kanë një skuadër që i frikëson të gjithë”, u shpreh Conte ndër të tjera.