Atalanta përballet me Milan, bergamasket e Gjimshitit mundën Sassuolon e Bajramit 3-1

9 months ago 17
11:23 04/01/2024

Atalanta e Berat Gjimshitit do të jetë kundërshtarja e Milanit në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Bergamaskët mundën Sasuolon e Nedim Bajramit me rezultatin 3-1 në të 16-at e kompeticionit.

Për Atalantën u dallua De Kete-lare i cili zhbllokoi rezultatin në të 24’. Në minutën e 63’, ai realizoi rrjetën e dytë. Tetë minuta më pas dha asisitin për rrjetën e Mirançuk.

Për zigjelbrit golin e nderit e shënoi Boloca në shtesë. Kapiteni kuqezi Gjimshiti luajti titullar, ku dha siguri në prapavijë. Ndërsa mesfushori Bajrami u zëvendësua në minutën e 75’ të lojës.

Atalanta i ka fituar të teta sfidat e fundit në shtëpi ndaj Sausolo në të gjitha kompeticionet.

Roma përmbysi Kremonezen me rezultatin 2-1 dhe do të luajë në çerekfinalet e kompeticionit kundër Lazio.

Për verdhekuqtë shënuan Lukaku dhe Dybala.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article