Atentati në Shkodër, ndërron jetë Arlind Bushati, mori plumb në kokë

2 hours ago 34

Ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës Arlind Bushati, 32-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë pas atentatit të ndodhur pasditen e sotme në kryeqendrën e veriut.

32-vjeçari Bushati ndodhej në makinë me Hamza Licin, i cili gjithashtu mbeti viktimë e atentatit mafioz.

Lexo edhe :

Related Posts

Dyshohet se Lici, vëllai i Ibrahim Licit, emër i njohur në botën e krimit ishte shënjestër e atentatit.

Nga ngjarja humbi jetën edhe Flutura Basha, 56 vjeç, ndërsa në gjendje të rëndë për jetën është bashkëshorti i saj, Bashkim Basha 67 vjeç.

Si ndodhi ngjarja 

Autorët qëlluan me breshëri në drejtim të mjetit tip “Benz” me të cilin po lëvizte Hamza Lici, duke e lënë të vdekur dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes.

Plumbat kapën edhe Arlind Bushatin, djalin e Xhemal Bushatit, që ishte kandidat për Bashkinë e Shkodrës në vitin 2023, nën siglën e PD.

Arlind Bushati ndodhej në makinë së bashku me Hamza Licin. Ai mori një plumb në kokë dhe pas disa orësh ndërroi jetë në spital.

Pas të shtënave, makina me të cilin lëviznin Lici dhe Bushati humbi drejtimin dhe shkaktoi aksident, duke përplasur një motoçikletë. Në të udhëtonin një çift bashkëshortësh, Flutura dhe Bashkim Basha. Si pasojë e përplasjes, humbi jetën në vend Flutura Basha, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje kritike.

Policia rrethoi zonën dhe sekuestroi kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve. Po ashtu, në vendin e ngjarjes shkuar dy grupe te forcave speciale  “RENEA” dhe u ngriten disa pika kontrolli për të kapur atentatorët.

Ngjarja e rëndë dyshohet të jetë pasojë e përplasjes ashper te dy bandave, Bajrave dhe Licëve në Shkodër. Konflikti mes tyre ndër vite ka shkaktuar disa viktima./vizionplus.tv

Read Entire Article