Një debat u zhvillua në emisionin Open në News 24 mes analistit Ergys Mërtiri dhe koordinatorit rajonal për Tiranën në PD Klevis Balliu.
Mërtiri i tha Balliut se hashashi i mbjellë ishte edhe në kohën e Partisë Demokratike, duke i përmendur Lazaratin. Sipas Mërtirit, PD duhet që të heqë dorë nga gabimet e së kaluarës dhe se vetëm kështu mund të bëjë qytetarët për vete.
Nga ana e tij, Balliu tha se në qeverisjen e Partisë Demokratike janë dënuar 250 banda dhe se është luftuar krimi.
Ergys Mërtiri: Hashashi ishte dhe në kohën tuaj. Lazarati ishte ditë për diell dhe nuk e luftonit. Keni banda që i keni lejuar të vazhdojnë veprimtarinë.
Klevis Balliu: 250 banda u arrestuan në kohën e PD. Aldo Bare ishte tmerri qytetar dhe e kapëm, arrestuam bandat e Durrësit dhe Rilindja i nxori dhe i futi në punë në bashki.
Ergys Mërtiri: Që PD të bëhet e besueshme, duhet që të bindë se ka hequr dorë nga gabimet e së shkuarës.
Klevis Balliu: Ne shkojmë në protesta, bëjmë burg, i dalim përballë regjimit, nuk bëjmë pushime.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb