Ekzekutimi i Licit, ende asnjë autor i dyshuar/ Ja pista ku po hetohet

2 hours ago 27

Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, ku e ekzekutua Hamza Lici dhe plagosur rëndë Arlind Bushatin, që ndodheshin në një automjet tip Benz.

Ndaj tyre është qëlluar me breshëri armësh kallashnikov, ndërsa dyshohet se janë dy autorë që kanë marrë pjesë në këtë atentat.

Gazetarja Klodiana Lala tha se automjeti i djegur është gjetur në Grudë e Re, në drejtim të Malësisë së Madhe. Ajo tha se nuk ka asnjë të dyshuar lidhur me ngjarjen, por pista kryesore ku po hetohet është ajo e përplasjeve mes grupimit Lici dhe atij Bajri.

Lala tha se janë kryer kontrolle dhe janë shoqëruar disa persona, por ende nuk ka persona të dyshuar për ngjarjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article