Atleti Oscar Pistorius lirohet përfundimisht nga burgu, 11 vite pasi vrau të dashurën e tij

9 months ago 17

Ish-kampioni paralimpik, Oscar Pistorius është liruar përfundimisht nga burgu në Afrikën e Jugut, ku kaloi gati 11 vjet të plota.

Pistorius u dënua me burg për vrasjen e të dashurës së tij Reeva Steenkamp në Ditën e Shën Valentinit në vitin 2013, kur ai e qëlloi shumë herë përmes derës së banjës, duke e vrarë atë.

Atleti u justifikua se ngatërroi të dashurën me një hajdut, por kjo nuk i bindi gjyqtarët e gjykatës së Afrikës së Jugut, të cilët e dënuan me 13 vite burg.

BREAKING: Oscar Pistorius has been released from prison on parole this morning according to South Africa’s correctional services department. pic.twitter.com/ffYXK40Bru

— Sky Sports News (@SkySportsNews) January 5, 2024

Së fundmi është marrë vendimi për lirimin me kusht të Pistoriusit dhe tani më në fund ai pret të dalë nga burgu.

June Steenkamp, ​​nëna e vajzës së vrarë, nuk e kundërshtoi lirimin e Pistorius, por pyeti në një letër në gjykatë nëse “çështjet kryesore të zemërimit” të Pistorius ishin zgjidhur me të vërtetë në burg, duke shtuar se ajo do të shqetësohej potencialisht për “sigurinë e çdo gruaje” që tani bie në kontakt me të.

Departamenti i Shërbimeve Ligjore të Afrikës së Jugut tha se pavarësisht profilit të tij të lartë në sytë e publikut, ish-ylli do të trajtohet si çdo burrë tjetër në lirim me kusht.

Kjo do të thotë se ai do të jetë i mbyllur në shtëpinë e tij për orë të caktuara të ditës dhe i ndalohet të pijë alkool. Ai gjithashtu nuk lejohet të flasë me media.

JUST IN

Convicted murderer #OscarPistorius is now at home after being placed on parole today.
This is according to the Department of Correctional Services.#sabcnews pic.twitter.com/KHGwVCuTL2

— Chriselda Zozi Lewis (Babes Wendaba) (@Chriseldalewis) January 5, 2024

Pistorius tani është 37 vjeç, dhe gjatë një karriere të suksesshme atletike ai fitoi medaljen e arit në garën 200 metra në Lojërat Paralimpike të 2004, si dhe të bronztën në 100 metra. Katër vjet më vonë, në Lojërat e reja, ai fitoi medaljen e artë në të dyja këto disiplina, përfshirë garën e 400 metrave.

Ai ende mban rekordet me kohët 10.91 sekonda në 100 metra dhe 21.30 sekonda në 200 metra. /Telegrafi/

Read Entire Article