Aubameyang ka shënuar një nga golat më të bukur të sezonit në ndeshjen ndaj Ajaxit

10 months ago 25

Sulmuesi i Olympique Marseille, Pierre-Emerick Aubameyang ka shënuar një gol të bukur me gërshërë në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Ajaxit.

Marseille ka fituar me rezultat të ngushtë 4-3 në trilerin ndaj Ajaxit në kuadër të ndeshjes së pestë të Grupit B në Ligën e Evropës.

Lojtari më meritor në këtë fitore të klubit francez padyshim se ishte sulmuesi nga Gaboni, Aubameyang, i cili shënoi het-trik.

Megjithatë, goli i tij i dytë personal i shënuan për epërsinë 3-2 ishte ai që ‘vodhi’ gjithë vëmendjen e mbrëmjes.

I can’t help but feel happy for Aubameyang, scoring a hat-trick yesterday from Marseille. pic.twitter.com/ye8ipLPb4J

— Egal (@EGTVEgal) December 1, 2023

Aubameyang ‘fluturoi’ në minutën e 47-të për të shënuar një supergol me gërshërë pas asistimit të Amine Harit.

Me këtë gol, ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Chelsea ka vendosur kandidaturën për ‘golin e sezonit’ në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

What the Goal 🤯 Aubameyang
Assist Harit 🇲🇦 pic.twitter.com/cjG85SPTQl

— IzumyKn🐅 (@ChahidHalim2) November 30, 2023

Read Entire Article