Automotoparku në Elbasan, konsiderohet një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga kantieri i Automotoparkut në Elbasan. Kjo vepër konsiderohet një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit.
Autoparku po ndërtohet si një platformë e re ultramoderne, e cila do t’i shtojë Shqipërisë një motor tjetër për ekonominë e saj.
Cirkuiti i parë shqiptar po ndërtohet me pistë 5.3 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m² në qytetin e Elbasanit, sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK.
Automotoparku në Elbasan do të kthehet në një destinacion tërheqës për garuesit e huaj e do të zhvillojë turizmin dhe ekonominë vendase duke e kthyer Shqipërinë në epiqendrën e rajonit për organizimin e eventeve motorsportive.