Balla takon zyrtarin e lartë të policisë italiane: Fokusi te lufta ndaj grupeve kriminale dhe trafiku ndërkombëtar i drogës

10 months ago 49

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me Zëvendës Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Italisë, Prefektin Raffaele Grassi.

Gjatë fjalës së tij Balla tha se do të intensifikojmë bashkëpunimin me Policinë italiane sëbashku me Interpol dhe Europol në luftën kundër krimit të organizuar.

“Do të intensifikojmë bashkëpunimin me Policinë italiane sëbashku me Interpol dhe Europol në luftën kundër krimit të organizuar, me një fokus të veçantë ndaj grupeve kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.”, tha Balla.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article