“Kryeministri ka pasur disa telefona të koduar”, Berisha: Me Sky Ecc janë porositur krime kundër opozitës, në Shqipëri vendimet i merr krimi

4 hours ago 25

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për mediat hodhi akuza të rënda në drejtim të maxhorancës.

Berisha tha se kryeministri Rama ka përdorur disa telefona të koduar. Sipas tij, me Sky Ecc janë porositur krime kundër opozitës. Berisha tha se Jurgis Çyrbja u bë deputet në parlament për të përfaqësuar interesat e klanit Avdylaj.

Sali Berisha: Rama ka ngrënë dardhat e Çyrbjës. Rasti Çyrbja implikon kryeministrin. Në Shqipëri, vendimet merren nga krimi. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen, sepse ka ngrënë dardhat e një njeriu, që përfaqësonte klanin më të rrezikshëm. Mos harroni se Çyrbja nuk është peshku i madh. Klani Avdylaj çoi në parlament Çyrbajn. Rama me McGonigal me Sky Ecc kanë porositur krime kundër opozitës. Rama ka përdorur disa telefona të koduar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article