Ballkani ende në garë për kualifikimin

11 months ago 39
23:18 10/11/2023

Mbetet gjithçka e hapur në grupin e Conference League

Pas barazimit pa gola të Ballkanit në fushën e Astana kualifikimi për në turin tjetër të Conference League mbetet ende i hapur për vendin e dytë në grup.

Kjo ndikohet edhe nga humbja 1-0 që pësoi Dinamo Zagreb në fushën e Viktoria Plzen që e ka siguruar edhe vendin e parë.

Trajneri i skuadrës nga Kosova, Ilir Daja thotë se llogaritë do të bëhen vetëm në fund, pasi janë edhe 6 pikë në lojë.

Ilir Daja: T’i marrim gjërat hap pas hapi, të shikojmë se sa pikë do të grumbullojë në dy ndeshjet e fundit, por deri më tani jemi të kënaqur me këtë paraqitje, pasi nuk e kemi patur si objektiv kalimin e grupeve.

Ky është përfaqësimi i dytë për Ballkanin në Conference League që renditet në vendin e tretë me 4 pikë aq sa Astana e vendit të dytë.

Ndeshjet e mbetura janë me Viktoria Plzen në Prishtinë dhe Dinamo në Zagreb. Sezonin e kaluar pavarësisht paraqitjeve të mira e mbylli në vendin e fundit me 4 pikë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article