Ballkani kërkon rezultat me Astanën

11 months ago 26
00:00 09/11/2023

Shpreson që të kalojë me sukses grupin e Conference League

Ballkani i Suharekës do të luajë të enjten përballjen me Astana në Kazakistan e vlefshme për javën e katërt të Conference League. Pas humbjes 2 – 1 në Prishtinë muajin e kaluar edhe pse pati më shumë mundësi shënimi synon revanshin. Skuadra e Ilir Dajës do të përpiqet të kthejë situatën pasi shansi për të shkuar më tej në këtë aktivitet është i madh, pasi janë 3 skuadra me nga 3 pikë.

Ilir Daja: E dimë që është një ndeshje e vështirë, por ne do të japim gjithçka për gjithçka pasi këto janë ndeshje për tu luajtur dhe të përpiqemi të arrijmë rezultat.

Arbër Potoku: Me ndeshjet që kemi zhvilluar dhe rezultati ndaj Dinamo Zagreb është pritur më shumë. Janë 3 ekipe me nga 3 pikë dhe besoj që kemi shanse të kalojmë grupin që do të ishte një objektiv madhor.

Ky është përfaqësimi i dytë për Ballkanin në grupet e Conference League. Sezonin e kaluar pavarësisht paraqitjeve të mira e mbylli në vendin e fundit me 4 pikë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article