Ballkani kërkon triumfin në udhëtim te Astana

11 months ago 9

Ballkani luan sot (e enjte) në udhëtim të Astana në kuadër të ndeshjeve të grupeve në Ligën e Konferencës.

Kampioni i Kosovës është mysafir i ekipit nga Kazakistani në ndeshjen e katërt të grupit C, e cila pritet të zhvillohet në “Astana Arena” nga ora 16:30.

Ekipi i Ilir Dajës vjen në këtë ndeshje pas formës së mirë në kampionat dhe e motivon fakti që ky ekip e mposhti në ndeshjen e fundit në Prishtinë.

Në anën tjetër, vendasit janë të motivuar pas fitores si mysafir i Ballkanit dhe synojnë rezultat pozitiv për të shtuar gjasat për kualifikim në raundin tjetër.

Momentalisht, Ballkani renditet i treti në grup me tri pikë, po aq sa ka Astana e katërta, por edhe Dinamo Zagrebi i vendit të dytë.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar minutë pas minute për kët ndeshje.

Para 2 min

Potoku: Të tri rezultatet në lojë, por duam të kthehemi me kokë lartë

Në konferencë për media për ndeshjen ndaj Astanas, në kuadër të xhiros së katër të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, ishte edhe mbrojtësi i majtë, Arbër Potoku.

Ai ka thënë se në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, Ballkani dominoi, por fati nuk ishte me ta, ndërsa shtoi se do të luajë për fitore të enjten.

Lajmi i plotë

Para 10 min

Ilir Daja për ndeshjen ndaj Astanas: Kemi ardhur për fitore

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka folur në konferencë për media për ndeshjen ndaj Astanas, në kuadër të xhiros së katër të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Ndeshja mes Astanas dhe Ballkanit luhet të enjten nga ora 16:30.

Lajmi i plotë

Read Entire Article