Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një takim të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, në të cilin ka theksuar se çelësi i suksesit tonë është bashkëpunimi i ngushtë me këto institucione.
Me nota humori, kreu i qeverisë është shprehur se Banka Botërore ka një zemër që “disa herë është e madhe dhe natyrisht do të donim të ishte akoma më e madhe”.
“Uroj që marrëdhënia me bankën tonë të forcohet”- përmbylli Rama, për t’iu drejtuar më pas Mynihut ku do të marrë pjesë në nj tjetër konferencë.
Edi Rama: “Është një prej arsyeve të suksesit tonë, që është bashkëpunimi i ngushtë me BB dhe dialogun konstruktiv që ne kemi falë Bankës Botërore. Asnjëherë nuk e kam menduar, derisa u bëra u bëra kryeministër, nuk e kisha çuar nëpër mend që do të thosha ndonjë fjalë të mirë për BB.
Vetëm kur u bëra kryeministër arrita ta kuptoj, por kanë një mënyrë shumë të mirë dhe kemi pasur privilegjin të punojmë më drejtorët e rajonit dhe me ata të misionit në Shqipëri, që s’kanë qenë aspak të ngurtë në marrëdhënie me ne, duke na dhënë leksione.
Ishte lajm i mirë që të zbuloja që BB ka një zemër, është ndjeshme. Është frymëzuese që shohim se BB jo vetëm ka një zemër që disa herë është e madhe dhe natyrisht do të donim të ishte më e madhe. Do të doja t’ju falënderoja edhe njëherë.
Nuk do të doja t’ju shqetësoja me gjëra që nuk po shkojnë aq mirë sepse jam i sigurt që mund ta bëni më mirë sesa unë këtë gjë në diskutimet që do të keni së bashku edhe Guvernatorin dhe Ministrin e Financave. Dua t’ju them që jam i lumtur që guvernatorë, përfaqësues nga banka të rëndësishme janë sot këtu. Uroj që marrëdhënia me Bankën tonë të forcohet dhe që Guvernatori të marrë inkurajime nga ana juaj që të jemi më të guximshëm dhe kreativ në modernizimin e mëtejshëm të sistemit tonë financiar.
Shpresoj që nuk isha shumë i mërzitshëm në fjalën time, sikurse janë zakonisht fjalët e kryeministrave sidomos kur bëhet fjalë që është herët në mëngjes. Ju kërkoj ndjesë por duhet të nxitoj që të shkoj në konferencën në Mynih, natyrisht janë me ngut për të shkuar atje. Nuk mendoj se do të bëja ndonjë ndryshim të madh, jam apo nuk jam, por është më mirë të je mi pranishëm sesa të mos jem e ta humbas atë.
Top Channel