Banorët e Fushë-Krujës sot në 18:00 protestë për rrugën Thumanë -Kashar: Nuk jemi dëmshpërblyer! S’kemi hyrje-dalje…

3 months ago 10

Banorët e Krujës dhe të Fushë Krujës do të zhvillojnë sot një protestë në orën 18:00 tek ish-Rrethrrotullimi i Thumanës.

Qytetarët thonë se edhe pse është bërë rruga Thumanë-Kashar, ata nuk janë dëmshpërblyer për shtëpitë apo bizneset e prishura. Gjithashtu, banorët dhe bizneset ankohen se kjo rrugë nuk ka hyrje-dalje në vendbanimet e tyre, duke i izoluar.

Thirrjen për protestën e sotme e bëri deputetja demokrate, Andia Ulliri, që jep dhe arsyet se përse sot banorët e Krujës dhe Fushë-Krujës po ngrihen në protestë.

Andia Ulliri: Në 3 vite së bashku me banorët dhe bizneset në Krujë dhe në Fushë Krujë, kemi protestuar për aksin Thumanë-Kashar, që po ndërtohej. Dhe sot fatkeqësisht jemi përpara fakteve që i kemi paralajmëruar. Banorët nuk janë shpronësuar në mënyrë të drejtë.

Gjithashtu, aksi Thumanë-Kashar, nuk ka hyrje-dalje në rrugën ekzistuese Milot- Fushë Krujë dhe banorët e bizneset e Bashkisë Krujë sot janë të izoluar. Edhe pagesa 2.1 euro pa TVSH nuk është asgjë më pak se korrupsioni i qeverisë i radhës. Ndaj si në këto 3 vite, që unë personalisht kam mbështetur çdo protestë të banorëve, që kam kërkuar transparencë për problemet që shfaqen sot, ju ftoj të bashkohemi në këtë protestë sot në orën 18:00 tek ish-Rrethrrotullimi i Thumanës.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article