Barcelona e pandalshme para portës, kërkon rekordin historik të Realit të Murinjos

1 week ago 27

Barcelona e Hansi Flik i është kthyer jo vetëm rezultateve e lojës së bukur, por edhe golave të shumtë të shënuar, siç ka qenë gjithmonë në ADN-në e kësaj skuadre. Katalanasit kanë kthyer në një makineri të mirëfilltë golash dhe po ecin me një ritëm rekord në këtë pjesë të parë të kampionatit.

Kur janë luajtur vetëm 12 ndeshje, Barcelona që tani është ngjitur në kuotën e 40 golave, me një mesatare mbresëlënëse shënimi që duket se ka shënjestruar rekordin e numrit më të lartë të golave të shënuar në La Liga. Ai i përket Real Madridit të sezonit 2011-2012, i cili e mbylli edicionin me 121 gola në të gjithë kampionatin. Nëse skuadra e Fkik vazhdon me këtë mesatare golash, parashikohet që shifra që mund të arrijë është 127 gola.

Ai Real kishte tredhëmbëshin e famshëm Ronaldo-Higuain-Benzema, të cilët së bashku shënuan 89 nga 121 golat e ekipit. Portugezi ishte golashënuesi më i mirë i atij edicioni me 46 gola.

Ndërsa rekordi i skuadrës katalanase, i përket edicionit 2016-2017, kur skuadra e drejtuar nga Luis Enrike realizoi 116 gola falë tredhëmbëshit Mesi-Suarez-Nejmar.

Read Entire Article