Barcelona u ‘shokua’ nga klubi i kategorisë së tretë spanjolle, por goli i Torres i dërgoi skuadrat në pushim në barazim

9 months ago 12

Barcelona duket se nuk e ka kaluar lehtë humbjen nga rivali historik, Real Madridi, pasi që forma e dobët po vazhdon edhe në Kupën e Mbretit.

Pas 45 minutash, Barcelona është duke pësuar barazuar si mysafir i Unionistas me rezultat 1-1.

Golin e parë e shënoi Alvaro Gomez  për vendasit në minutën e 31-të të ndeshjes.

🔥Golazo alert: Alvaro Gomez gives Unionistas de Salamanca (a 10-year-old, fan-based club), the lead against Barcelona in the Copa del Rey. Woof! pic.twitter.com/FtwU8k5vfT

— Colin Millar (@Millar_Colin) January 18, 2024

Por Barcelona arriti të reagojë, një minutë pa u mbyllur koha e rregullt me Ferran Torres që barazoi shifrat.

Unionistas është klub që bën pjesë në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll.

🎥 FC Barcelona Goal

⚽️ Ferran Torres

pic.twitter.com/hCds9dTRvh

— Barça Spaces (@BarcaSpaces) January 18, 2024

Xavi për këtë ndeshje ka vendosur të bëjë disa ndryshime në përbërje, duke lënë emra si Robert Lewandowski, Ilkay Gundogan e Pedri.

Duke e parë rezultatin, mund të ndodh që këta yje të futen në fushë në pjesën e dytë. /Telegrafi/

Read Entire Article