Barcelonës iu anulua një gol mbrëmë për shkak të pozicionit jashtë loje, dhe të gjithë pyesin vetëm një gjë: Pse?

6 months ago 12

Mbrëmjen e së shtunës, lojtarët e Barcelonës mundën 1:0 Las Palmasin në kuadër të xhiros së 30-të të La Ligës spanjolle, por një detaj nga loja i la të mahnitur të gjithë tifozët e tyre.

Ishte minuta e 19-të e takimit kur Raphinha realizoi për 1-0, por goli u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje pas ndërhyrjes së VAR-it.

Topi u dërgua për Lewandowski, i cili nuk ishte në pozicion jashtë loje, dhe pasi humbi një duel me një mbrojtës të Las Palmas, topi arriti në Raphinha, i cili e futi në rrjetë.

VAR e anuloi golin sepse Raphinha ishte në pozicion jashtë loje në momentin që topi iu dërgua Lewandowskit dhe gjyqtarët gjykuan se ai ishte aktivizuar nga një pozicion i paligjshëm kur mbrojtësi i Las Palmas ia hoqi topin Lewandowskit.

Pas këtij vendimi shihet qartë se tifozët e Barcelonës ndjejnë se janë dëmtuar rëndë, por ngushëllimi i vetëm i tyre është se ishte Raphinha që shënoi gol me kokë në minutën e 59-të pas një krosimi të Felix që u solli tre pikët.

Për golin e anuluar të Raphinhas u ankua edhe Xavi, duke thënë se nuk e kupton se pse ndodhi një gjë e tillë. /Telegrafi/ 

VAR called Raphinha offside for this goal 😂😂😂😂😂😂😂😂

One of the worst decisions I’ve ever seen in my life

pic.twitter.com/V42RSm4xxK

— H (@hazfcb_) March 30, 2024

Read Entire Article