Barella i dashuruar pas Interit, lojtari zikaltër i tha “jo” Guardiolës dhe refuzoi milionat e City

8 months ago 6

Kur në ditët e fundit të merkatos së verës u kuptua se pista e Paqueta do të shuhej, Manchester City trokiti zyrtarisht në derën e Interit për të kërkouar informacion për Nicolo Barella. Pep Guardiola, i cili vetëm pak javë më parë e kishte parë si kundërshtar në fushë gjatë finales së Champions League, do ta kishte dashur mesfushorin zikaltër në Premier League, por as ai dhe as klubi i Interit nuk ishin të gatshëm për diskutime, duke konfirmuar se Barella është një ikonë e klubit italian dhe për të vazhduar të veshë fanellën zikaltër për shumë vite.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, kontrata e zëvendës kapitenit të Interit skadon në vitin 2026 dhe klubi së bashku me lojtarin janë të angazhuar për të negociuar rinovimin deri në vitin 2029. Pritet që Inter ta çojë rrogën e Barellas në 7 milionë euro, aq sa merr më i paguari i skuadrës, Lautaro Martinez.

Inter e do Barella dhe Barella e dashuron Interin, kështu që ka optimizëm maksimal për të rënë dakord në rinovimin e kontratës.

Read Entire Article