Lulzim Basha nga studio e “Open” në News24 tha se ka gati strukturat, programin dhe organizimin, por në 11 qershor, Edi Rama na mori logon dhe vulën dhe ia kaloi dikujt që është dizenjuar “non grata” nga Britania e Madhe dhe SHBA, që është në arrest shtëpie dhe që po hetohet për korrupsion.
Basha tha se ky është modeli që Edi Rama kërkon të ketë përballë në zgjedhjet e 2025.
“Që Edi Rama të çojë planin deri në fund, i duhet të ketë Sali Berishën në krye të PD-së me vulë dhe ne të mos jemi alternativë në zgjedhje. Por ne nuk do e lejojmë që Rama ta çojë planin e tij deri në fund”, tha Basha.
Ai u shpreh Edi Rama dhe Sali Berisha synojnë të pamundësojnë paraqitjen e alternativës sonë në zgjedhje, por nuk do ia arrijnë, pasi ne do të kemi kandidatët tanë, alternativën tonë.
“Ne jemi demokratët euro-atlantikë”, tha Basha.
Ai u pyet disa herë nga gazetarët Arion Sulo dhe Mentor Kikia nëse do të krijonte një parti të re ose jo për zgjedhjet e 2025-ës, ndërsa Basha tha se do ndjekë rrugën ligjore deri në fund për vulën dhe logon e PD-së, sikundër pohoi se do të përfaqësojë alternativën e tij në zgjedhjet e ardhshme.
“Alternativa është shpalosur publikisht, si alternativa e vetme para shqiptarëve, pasi askush nuk ka program. Si Berisha ashtu Rama nisën të kanibalizojnë programin tonë.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb