Bayern kompleton transferimin e parë, ai vjen nga Australia

11 months ago 12

Bayern Munich konfirmoi zyrtarisht ardhjen e talentit të ri, Nestory Irankunda, i cili u bë nënshkrimi i parë i bavarezëve për sezonin e ardhshëm.

Klubi i tij Adelaide United do të marrë një kompensim për sulmuesin 17-vjeçar pasi Bayern do të paguajë 3.4 milionë euro për lojtarin e tyre të ri, të cilat mund të rriten më tej përmes bonuseve.

“Ne e kemi ndjekur Nestoryn për një kohë të gjatë dhe jemi të lumtur që arritëm një marrëveshje me të dhe klubin e tij për ardhjen e tij në Munich verën e ardhshme. Faleminderit të gjithëve që morën pjesë në realizimin e këtij transferimi. Nestory është jashtëzakonisht futbollist i shpejtë, një driblues i mirë dhe finalizues i mirë. Ne kemi besim në potencialin e tij dhe se ai do ta ngrejë lojën e tij në një nivel më të lartë në ekipin tonë”, tha menaxheri i ekipit Jochen Sauer.

𝗦𝗲𝗿𝘃𝘂𝘀, 𝗡𝗲𝘀𝘁𝗼𝗿𝘆! 👋

Der #FCBayern hat das australische Offensivtalent Nestory #Irankunda verpflichtet. Der 17-Jährige kommt zum 1. Juli 2024 von Adelaide United und unterschreibt ab diesem Zeitpunkt einen langfristigen Vertrag. ✍️

👉 https://t.co/twNwMoOn4fpic.twitter.com/EDnL9fFP8l

— FC Bayern Campus (@fcbayerncampus) November 14, 2023

Irankunda ka lindur në Tanzani dhe ka shënuar 11 gola në shtatë ndeshje për grupmoshat U-17 të Australisë, ndërsa ka shënuar nëntë gola në 39 ndeshje për Adelaide United.

Ai shënoi golin e tij të parë për Adelaide në janar 2022, kur ishte vetëm 15 vjeçar dhe atëherë ishte golashënuesi i dytë më i ri në historinë e kampionatit australian.

“Jam i lumtur që gjithçka është realizuar dhe që po vij në një nga klubet më të mira në botë”, ka thënë Irankunda shkurtimisht pas kompletimit të transferimit të gjigantët e Bundesligës./Telegrafi/

Read Entire Article