Bayern Munich fiton ‘dramën’ e gjashtë golave në “Allianz Stadium”, Kane vazhdon me formë fantastike

11 months ago 33

Bayern Munich ka fituar me rezultat 4-2 në “Allianz Stadium” përballë Heidenheimit, ndeshje kjo e vlefshmë për javën e 11-të në elitën e futbollit gjerman.

Harry Kane i dha avantazhin vendasve në minutën e 14-të pasi u shërbye mjaft mirë brenda zonës nga Leroy Sane, për të shënuar për rezultatin 1-0.

Një minuta pa përfunduar pjesa e parë, Kane shënon përsëri për rezultatin 2-0 pas një ekzekutimi perfekt të një goditje nga këndi të Leroy Sane.

Me epërsinë prej dy golave të Bayernit mbaruan 45 minutat e para të kësaj sfide.

🔔 Souveräne erste Hälfte unserer Jungs! 💪

♦️ #FCBFCH | 2-0 | 45' ♦️ pic.twitter.com/qGF7mcgcGi

— FC Bayern München (@FCBayern) November 11, 2023

Me të filluar pjesa e dytë, bavarezët u ankuan për një penallti por pas intervenimit të VAR-it, gjqytari bëri me dije si gjithçka ishte e pastër.

Mysafirët u kthyen në lojë me dy gola të shpejtë. Fillimisht ishte Tim Kleindienst ai i cili shënon në minutën e 67-të për rezultatin 2-1 dhe rihapi edhe një herë tjetër sfidën.

Vetëm tre minuta më vonë, Heidenheim arriti të shënojë golin e barazimit përmes Jan-Niklas Beste i cili shfrytëzon një gabim të mbrojtjes së Bayernit dhe shënon për 2-2.

Bayern reagoi shpejtë duke kthyer avantazhin në minutën e 72-të përmes Raphael Guerreiros i cili shënoi për 3-2 pas një tollovie brenda zonës.

Goli i qetësisë dhe ai që vulosi fitoren e Bayernit erdhi në minutën e 85-të ku autor i golit ishte Eric Choupo-Moting i cili shënon me kokë pas një krosimi të Mathys Tel.

Me këtë fitore Bayerni ngjitet në vendin e parë në tabelë me 29 pikë por me një ndeshje më shumë të zhvilluar se Leverkuseni në vendin e dytë që ka 28 sosh./Telegrafi/

Read Entire Article