Bayern Munichu siguron plasmanin në fazën e eliminimit direkt me fitoren e mundimshme ndaj Galatsarayt

11 months ago 25

Bayern Munichu e ka mposhtur me shumën mund Galatasarayn në “Allianz Arena” në kuadër të rrethit të katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve me rezultat 2-1.

Rasti i parë serioz u krijua në minutën e 30-të, kur Leroy Sane gjuajti nga afër, por Fernando Muslera ishte në vend.

Një rast të mirë shënimi e lëshoi edhe Mauro Icardi (43’), ndërsa Manuel Neuer ishte fantastik.

⏱️ 43’

İki dakika içerisinde üst üste 3 gol pozisyonuna giriyoruz! Önce Icardi ve Zaha, ardından Ziyech ile gole çok yaklaşıyoruz! #FCBvGS #UCL

— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) November 8, 2023

Në minutën e 53-të, Harry Kane e testoi portierin e Galatasarayt, por që fati nuk ishte në anën e anglezit.

Bayerni vazhdoi me dominim deri në minutat e fundit të takimit, duke e arritur golin e epërsisë në minutën e 80-të.

NA ENDLICH! EINS ZU NULL FÜR UNS! 💪💪💪

⚫🟣 #FCBvGS | 1-0 | 84' ✨ pic.twitter.com/S9omFL2jCM

— FC Bayern München (@FCBayern) November 8, 2023

Joshua Kimmich asistoi te Harry Kane, që realizoi për 1-0, në një fund dramatik.

Por, sulmuesi anglez nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe të dytin kur u asistua prej Mathys Tel në minutën e 86-të.

💪 OH YES! DOPPELSCHLAG VON HARRY! 💪

⚫🟣 #FCBvGS | 2-0 | 88' ✨ pic.twitter.com/01hwh6fEZw

— FC Bayern München (@FCBayern) November 8, 2023

Galatasaray e mbajti kampionin e Bundesligës nën presion, duke u shënuar me anë të Cedric Bakamabus në minutën e 90+3-të, por që vetëm kaq ishte potenciali i tyre.

Bayern Munichu ka kaluar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, pasi ka 12 pikë, Manchester United me katër aq sa ka edhe Galatsaray dhe Copenhaga me dy. /Telegrafi/

Read Entire Article