Baza e “Ryanair” në BGY: Një histori suksesi  që do të përsëritet në TIA

10 months ago 11

Dy dekada më parë, Rayanair ngriti bazën e parë të tij në Aeroportin e Bergamos në Itali. Në atë kohë, me vetëm 6 linja direkte dhe 1.2 milionë pasagjerë. Pozicionimi strategjik në Bergamo, pranë Milanos dhe rritja e Ryanair brenda tij, e transformoi  aeroportin e Bergamos në një ndër më të rëndësishmit e Europës Jugore, me një rritje të paprecedentë, thotë Giacomo Cattaneo, drejtori komercial i aeroportit.

“Kompania ajrore Ryanair na u bashkua në vitin 2002 me fluturimet e para dhe në shkurt të 2003 ngriti bazën këtu dhe që nga ai moment, aeroporti u rrit. Ndryshoi rrënjësisht në mënyrë sinjifikative në 20 vite në cdo kuptim, u zgjeruan hapësirat, u shtuan udhëtarët, numri gateve, dyqaneve, parkimeve. Gjithçka”-tha Cattaneo.

Sot numërohen 90 destinacione dhe 135 milionë pasagjerë të cilët gjejnë opsione të përballueshme  për udhëtimet duke i dhënë Bergamos rolin e një lojtari kyç në peizazhin e aviacionit europian. Suksesi i Ryanair në Bergamo nuk i atribuohet vetëm itinerareve  dhe numrit të lartë të pasagjerëve. Investimi i krijimit të bazës ka krijuar një infrastrukturë të plotë, me pesë hangarët më të veçantë të Europës, të ndërtuar me dru, me vlerë 50 milionë euro që mirëmbajnë flotën e avionëve Rayanair, me shkollën e inxhinierëve, hapjen e 300 vendeve të punës dhe krijimin e perspektivave të reja për Bergamon dhe rajonin. Aeroporti i Bergamos cilësohet një model i jashtëzakonshëm suksesi nga drejtuesit e kompanisë ajrore, të cilët duan ta aplikojnë në planin 5 vjeçar edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Ambicia sipas Mauro Bolla, drejtor i komunikimit në Rayanair është që kompania të behet linja ajrore numër një e Shqipërisë ku do të krijohet baza me 15 avionë dhe mbi 5 milionë pasagjerë në vit.

“Ne mendojmë se aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës padiskutim ka potencial të madh, ndaj e nisëm punën me ta me një numër të konsiderueshëm fluturimesh. Pra të ofrosh udhëtime në 17 vende të Bashkimit Europian, mendoj se tregon që Ryanair ka interes për Shqipërinë. Por ky është vetëm fillimi, ne parashikojmë të sjellim 1.6 milionë pasagjerë në vitin tonë të parë, por është e sigurt se duam të rritemi. Ne planifikojmë që për 5 vite të arrijmë 5 milionë pasagjerë e të shtojmë dhe 15 destinacione të reja” tha Bollo.

Suksesi i investimit të Ryanair në Bergamo shtrihet përtej aeroportit. Rritja e operacioneve ka çuar në krijimin e mijëra vendeve të punës. Ka krijuar shkollën për të rinjtë që duan të krijojnë karrierë si inxhinierë në aviacion, ka ngritur akademinë e trajnimeve për zhvillim të mëtejshëm në të gjitha fushat e aviacionit dhe ka kthyer Bergamon në një destinacion. Historia e suksesit që shpaloset në Bergamo është një dëshmi e fuqisë së vizionit strategjik dhe zhvillimit që sjell ardhja e një investimi nga Ryanair. Histori që synon të përsëritet edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article